×
  • Lajme
  • Lajme / Diskriminimi

    Pasivizimi i adresave, BE: Kemi parasysh shqetësimet e shqiptarëve në Serbi

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 13:21

    Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që të qartësojë mënyrën si po bëhet kontrollimi i adresave në jug të vendit dhe të precizojë nëse pikërisht kjo pjesë e Serbisë është cak i kontrolleve të rezidencave të cilat po rezultojnë me pasivizimin e tyre.

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian ana Pisonero ka konfirmuar se kjo çështje është trajtuar edhe në raportin e progresit për Serbinë që u publikua muajin e kaluar.

    “E kemi bërë të qartë se ka nevojë që autoritetet serbe t’i shpjegojnë më mirë publikut se si po kryhen kontrollet e statusit të qëndrimit, duke rezultuar në pasivizimin e adresave të caktuara dhe nëse Serbia e Jugut është në shënjestër të veçantë në këtë drejtim”, ka deklaruar Ana Pisonero.

    Ditë më parë Gjykatës Kushtetuese e Serbisë, refuzoi ankesën e një qytetari nga Medvegja për kthimin e adresës së banimit.

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian ana Pisonero tha se institucionet me seli në Bruksel kanë parasysh shqetësimet e komunitetit shqiptar në Serbi lidhur me problemin e adresave

    “Ne po e ndjekim situatën në dritën e angazhimeve që i ka marrë Serbia në kuadër të negociatave të anëtarësimit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare”, nënvizoi zëdhënësja e KE. /rtk

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!