×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    “Pastrimi” njofton se kontrata me komunën për pastrimin e “hapësirave sipërfaqësore” është nënshkruar: Hap pozitiv, por s’e zgjidh problemin

    Reporteri
    23 Maj 2025 | 13:31
    Pastrimi

    Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për mirëmbajtjen e hapësirave sipërfaqësore me Komunën e Prishtinës, por thekson se kjo nuk e zgjidh problemin thelbësor të largimit të mbeturinave nga qyteti.

    Në një njoftim drejtuar qytetarëve, KRM “Pastrimi” vlerëson përpjekjet për fillimin e bashkëpunimit.

    “Sqarojmë që Kontrata për mirëmbajtje të hapësirave sipërfaqësore e nënshkruar nga dy palët ka të bëjë mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave sipërfaqësore, si parqet, hapësirat publike të lagjeve dhe zona të tjera të ngjashme, dhe përbënë shërbim krejtësisht tjetër nga problematika bazë.“

    Megjithatë, kompania thekson se shërbimi kryesor – ai i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave – vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të mosshlyerjes së borxheve nga Komuna, që kapin një periudhë më shumë se katër mujore. Këto vonesa, sipas “Pastrimi”-t, po pamundësojnë furnizimin me karburant dhe funksionimin normal të flotës së automjeteve.

    “Kontrata e nënshkruar është një hap pozitiv, por nuk e zgjidh problemin real. Nevojitet një zgjidhje urgjente dhe afatgjate për shërbimet bazë dhe pagesat e papaguara,” thuhet në reagimin e Bordit të Drejtorëve të KRM “Pastrimi”.

    Kompania apelon për një takim urgjent me Komunën e Prishtinës për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme që garanton rikthimin e normalitetit dhe ofrimin e pandërprerë të shërbimeve për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!