×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeshefi

    “Pastrimi” paralajmëron se Prishtina është në prag të “krizës higjenike”: Na është ndalë furnizimi me naftë

    Reporteri
    09 Maj 2025 | 15:53

    Ndërmarrja rajonale “Pastrimi” ka lëshuar sërish një tjetër reagim ndaj Komunës së Prishtinës, duke e akuzuar për mospagesë të detyrimeve që kapin shifrën mbi 2.7 milionë euro.

    Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Petrit Reçica, ka deklaruar se kjo mospagesë ka bërë që kompania të mos ketë më mundësi të furnizohet me naftë, duke rrezikuar seriozisht vijimin e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet, shkruan Reporteri.net.

    Në komunikatë theksohet se tri marrëveshje të arritura më parë me komunën janë shterur dhe fondet janë bllokuar. Sipas Reçicës, Komuna ka mbledhur mbi 600 mijë euro në mënyrë të paligjshme nga qytetarët, por nuk i ka transferuar te ndërmarrja, duke ndaluar edhe pagesat direkte të qytetarëve për shërbimet.

    “Ky nuk është vetëm një bllokim financiar, por edhe një bllokim i pastërtisë dhe shëndetit publik. Përderisa Kryetari Rama zgjedh të bëjë lojëra politike dhe hap rrugën për tenderë të dyshimtë që rrezikojnë falimentimin e ndërmarrjes publike, ne theksojmë se shërbimet bazike nuk mund të kryhen pa mjete. Kryetar lëri lojërat politike, nuk kemi nevojë për ndihmë po kemi nevojë të na paguani borxhin që keni ndaj nesh për shërbimin që jemi duke e bërë, mos luani as me ndjenjat e punëtorëve, as mos rrezikoni shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Reçica.

    Ai ka thënë se do të mund t’i kryejnë shërbimet, vetëm deri sa të kenë naftë, teksa ka akuzuar Ramën se po rrezikon qëllimshëm shëndetin e qytea

    “Po e themi me keqardhje: Prishtinas, shëndeti juaj është duke u rrezikuar qëllimshëm nga Përparim Rama. Tash e 5 muaj kemi kërkuar takim, mrëpo jemi injoruar dhe nuk na ka takuar!
    Ne do të kryejmë shërbimin për aq sa kemi naftë në rezervarët e kamionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!