Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” u ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Prishtinës që të paguajnë faturat për shërbimit e grumbullimit të mbeturinave.
Për këtë thirrje, “Pastrimi” i është referuar Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, për të cilën Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Komunës për pezullim të saj.
“Kjo nënkupton se pagesa e faturave për shërbimin e mbeturinave është detyrim ligjor për të gjithë qytetarët. Pagesat e rregullta mundësojnë ofrimin e një shërbimi më të mirë, më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në kryeqytet”, thuhet në njoftim.
Pagesat mund të realizohen edhe online përmes platformës zyrtare e-Kosova, si dhe në sportelet e kompanisë. Në të kundërtën, janë paralajmëruar masa.
“Ftojmë konsumatorët që të kryejnë pagesat në kohë dhe të shmangin procedurat administrative apo ligjore që mund të ndërmerren në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.