×
  • Lajme
  • Lajme

    Patentë shoferët e Kosovës do të njihen edhe nga Kanadaja dhe Turqia

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 11:06

    Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve, shkruan Reporteri.net.

    Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se nëse poseduesit e patentshoferëve iu është dhënë lejeqëndrim në shtetin e palës kontraktuese, atëherë të dy palët do t’i njohin patentshoferët pa pasë nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera

    “Kam nderin t’ju prezantoj para jush nismën për njohjen reciproke të patentshoferëve mes Kosovës dhe Kanadasë. Nëse poseduesit e patentshoferëve iu është dhënë lejeqëndrim në shtetin e palës kontraktuese, atëherë të dy palët do t’i njohin patentshoferët pa pasë nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera”, ka thënë Sveçla.

    E njëjta marrëveshje do të zbatohet edhe me Turqinë, sipas krerëve qeveritarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!