Patriarku serb Irinej mbrëmë arriti në Patriarkanën e Pejës, gjersa në ditët në vijim do të vizitojë edhe kishat tjera në Kosovë.
Këtë mëngjes Irinej udhëhoqi liturgjinë e shenjtë në Patriarkanën e Pejës, shkruan rts, transmeton Reporteri.net.
Gjatë ditës, ai do të vizitojë edhe Manastirin e Deçanit dhe enklavat serbe nëpër Kosovë.
Ndryshe Irinej disa herë kishte thënë se serbët nuk do të lejojnë asnjëherë që Kosova të shkëputet nga Serbia. Ai madje Kosovën e kishte cilësuar edhe si Jerusalemin e Serbisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.