×
  • Lajme
  • Lajme

    “Patriotja” Edita Tahiri: Nëse Serbia se njeh Kosovën mund të ketë luftë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 11:52

    Ndërsa e gjithë bota po bën përpjekje që të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë, që do të vendoste një paqe mes dy vendeve, është ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë – Serbi, Edita Tahiri që së fundmi ka folur për një luftë të re.


    Ajo ka deklaruar sot nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, mund të ketë luftë.

    “Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, pra shtet të pavarur, do të kemi edhe luftë”, ka thënë Tahiri në konferencën e Institutit Demokratik të Kosovës, “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, ku po diskutohet për dialogun.

    Ndërsa ka folur më tej për dialogun, ajo ka pohuar se bisedimet nuk ka ndalur për shkak të taskës, por, sepse Kosova ishte në rrezik.

    “Dialogu nuk ka ndaluar për shkak të taksës, por se shteti i Kosovës ishte në rrezik”, thotë Tahiri. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!