×
  • Lajme
  • Lajme

    Pavarësisht Koronavirusit shumë kosovarë po planifikojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 21:29

    Për gati 3 muaj, kosovarët nuk patën mundësi të dalin jashtë vendit. Kjo për shkak të masave kundër pandemisë COVID 19, e që në mesin e tyre, ishte edhe mbyllja e kufijve.


    Por, nga e hëna, kosovarët mund të lëvizin lirshëm për në Shqipëri.

    Kjo pasi në mbledhjen e katërt të Qeverisë Hoti, që u mbajt të dielën, u vendos që të hapet kufiri me Shqipërinë, pas masave të marra kundër virusit korona.

    Madje, në këtë mbledhje, ky vendim u vlerësua i vonshëm.

    Për këtë, u kërkua edhe falje.

    Madje ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skendër Reçica, tha se raportet Prishtinë – Tiranë u përkeqësuan pikërisht në kohë pandemie.

    Ndërkohë, një vendim të tillë, duket se e kanë mirëpritur edhe qytetarët.

    E këta thonë, që pavarësisht virusit, edhe këtë vit planifikojnë t’i kalojnë pushimet në bregdetet shqiptare.

    Por, ka edhe të tillë, që thonë se do të presin ende për një vendim të tillë.

    E për hapjen e kufijve, kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ish – ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kufiri me Shqipërinë, nuk ka qenë asnjëherë i mbyllur.

    Në fund, Sveçla ka thënë se e kupton sikletin e partive humbëse, të cilat, sipas tij, duan me çdo kusht ta sulmojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!