×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK akuzon Vetëvendosjen se e ka kapur Universitetin e Prishtinës

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 10:42

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë në Kuvendin e Kosovës, të enjten se “Lëvizja Vetëvendosje është duke e kapur Universitetin e Prishtinës”.

    Hoxha ka kritikuar votimin për Këshillin Drejtues në Universitetin e Prishtinës, ku sipas saj “LVV-ja ka gisht”.

    “Ju keni shkelur mbi parullat e huaja për Universitet cilësorë”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, LVV-ja është duke fyer shumë profesorë në Universitet, duke mbështetur në Këshillin drejtues “njerëz jokompetentë”.

    Po ashtu ajo e ka kritikuar edhe mungesën e grave në këtë këshill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!