Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje paguan njerëz që të bëjnë komente nëpër rrjete sociale.
Kështu tha ai gjatë një debati në Kanal 10, ku i ftuar është edhe deputeti Artan Abrashi.
Hoxha tha se VV paguan njerëz që të bëjnë komente në rrjetin social Facebook.
“Ju i paguani, e di unë me centa”, ka thënë Hoxha.
Hoxha mes tjerash në këtë debat ka thënë se PDK nuk mund ta votojë projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të propozuar nga pozita.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.