Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kjo parti do ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës më 11 janar, në orën 16:30, në sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Krasniqi ka thënë se në këtë ngjarje do të prezantohen edhe kandidatët për deputetë.
“Këtë të shtunë, më 11 janar, në ora 16:30, ju ftojmë të bashkoheni me ne në sallën 1 Tetori në Prishtinë, për hapjen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantojmë edhe ekipin tonë të mrekullueshëm të kandidatëve për deputetë, që janë gati të punojnë për ju dhe vendin tonë. Së bashku, me besimin dhe mbështetjen tuaj, me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza, jemi gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.