×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dhe LB nënshkruajnë marrëveshje koalicioni

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 16:33

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot Marrëveshje Koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 6 Tetor 2019.


    Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike.

    Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!