×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca konstituive

    PDK dhe LDK konfirmojnë se nuk do ta votojnë kryeparlamentarin: Nëse VV-ja e ka emrin, duhet t’i ketë edhe votat

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 10:47

    PDK dhe LDK kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë kandidatin për kryeparlamentar që do ta propozojë Vetëvendosje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka qëndruar sërish asaj se PDK-ja nuk do të votojë për të propozuarin e Vetëvendosjes për Kryetar të Kuvendit.

    Para se të nis seanca themeluese, Krasniqi tha shkurt për media se nuk e votojnl. “Jo, jo nuk e kemi ndërruar qëndrimin”, tha Krasniqi shkurt për media.

    Ndërkohë, nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo parti nuk do të votojë kandidatin për kryeparlamentar të propozuar nga VV.

    Bajrami para mediave ka thënë se nëse VV-ja ka propozim për kryeparlamentarin duhet ti ketë edhe votat.

    “Nuk ka asnjë marrëveshje me deputetët, LDK nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim. Ne nuk do ta votojmë propozimin, në qoftë se VV ka propozim për emrin e kryetarit të Kuvendit, duhet t’i kenë edhe votat për ta votuar atë”, tha Bajrami.

    Ndërkaq, Ramush Haradinaj nga AAK ka thënë se nuk e pengojnë votimin e kryeparlamentarit, por ta se do të marrin qëndrim bashkë me PDK-në e LDK-në./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!