×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dhe LDK “kryeneçe” edhe pas shqetësimit amerikan për kundërshtimin e tyre ndaj propozimit evropian

    Autor:Linda Ibrahimaj
    08 Mars 2023 | 17:48

    Autor: Linda Ibrahimaj


    Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdojnë të mos ndryshojnë qëndrim edhe pas deklaratës së fundit të ShBA-së, lidhur me qëndrimet e tyre në kundërshtimin e propozimit evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së sot gjatë ditës në takim me ambsadorin francez, Olivier Guerot, ka shprehur sërish rezervat e tij për prozpoimin e BE-së.

    Sipas Krasniqit, duke qenë se mungon njohja e ndërsjellë, PDK ka rezervat e saj lidhur me marrëveshjen e prezantuar.

    “Ambasadorit Guerot, i shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës rreth këtij procesi dhe rezervat që i kemi shfaqur edhe publikisht lidhur me marrëveshjen aktuale të prezantuar, duke u fokusuar posaçërisht në mungesën e njohjes së ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Krasniqi.

    Në anën tjetër, po me qëndrim kundër del të jetë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Në vizitën e tij në Paris, ku u prit në pallatin Elysee nga Këshilltarja e presidentit Macron, Isabelle Dumont, ai tha se duhet të arrihet një marrëveshje e cila në qendër ka njohjen.

    Tutje ai theksoi se “mplementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë”.

    Dy ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian.

    Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha për Gazetën Online Reporteri.net, se kundërshtimet e PDK-së dhe LDK-së nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin.

    “Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin”, thotë zëdhënësi i Ambasadës amerikane”, tha një zëdhënës i Ambasadës Amerikane për Reporteri.net.

    Kujtojmë se më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar në Bruksel që të mos ketë diskutime shtesë në lidhje me propozimin e BE-së, ndërsa takimi i radhës pritet të zhvillohet më 18 mars në Maqedonin e Veriut në Ohër.

    Ambasada amerikane për Reporteri: Na shqetëson kundërshtimi i opozitës ndaj propozimit të BE-së, pikëpamjet e tyre nuk përputhen me tonat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!