×
  • Lajme
  • Lajme / Opozita

    PDK-ja e LDK-ja thonë se do ta dërgojnë në Kushtetuese projektligjin për KPM-në

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 12:58

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për KPM-në.

    Këtë e bëri të ditur në konferencë, Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai konsideroi që ky projektligj ka për qëllim kontrollin e mediave të pavarura.

    Përpos PDK-së edhe LDK-ja pritet që këtë projektligj të dërgojë në Kushtetuese.

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nëse ky projektligj nuk ndryshon, atëherë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

    Tahiri gjithashtu theksojë se të enjten do të mbahet seanca e radhës së Kuvendit.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, por edhe një grup i organizatave ndërkombëtare i patën bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga ndryshimet në këtë ligj.

    Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se ndryshimet në Projektligjin për KPM-në duhet të bëhen në atë mënyrë që nuk do të kenë “ndikim negativ” në lirinë e mediave.

    Aktualisht, tekstet e publikuara në mediat online monitorohen nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës. Ai nuk gjobit mediat për gabimet e tyre, por merr vendime për ankesat e bëra ndaj mediave dhe më pas vendimet e Këshillit mund të përdoren për të ngritur padi civile ndaj mediave nëpër gjykatat e Kosovës./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!