Dega e PDK-së në Prizren po përkrah Memli Krasniqin për kryetar partie. Kështu ka thënë kryetari i kësaj dege, Shaqir Totaj, i cili shtoi se derisa nuk ka kandidat tjetër, atëherë i njëjti do të ketë përkrahjen e tyre. Totaj pak para fillimit të konventës zgjedhore tha se pritjet e tij janë që ky proces të shkojë mirë dhe që sot të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
“Të mobilizuar dhe bashkuar të vazhdojmë më tutje në fokusim te zgjedhjet lokale sepse siç e dimë janë shumë afër zgjedhjet lokale. Kurse ne kemi plan konkret, kemi pritje konkrete edhe do të fokusohemi tek të gjitha komunat por sidomos tek ato ku kemi prioritet”, ka thënë ai për KosovaPress.
Më tutje, Totaj është pyetur edhe nëse dega në Prizren po përkrah kandidaturën e Memli Krasniqit.“Derisa e kemi vetëm një kandidat për momentin, atëherë gjithsesi që do të ketë përkrahjen tonë, meqenëse është kandidati i vetëm për momentin. Sikur të kishim më shumë kandidat atëherë do të mund të parashtrohej kjo pyetje”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se nuk beson që mund të ketë shmangie të procedurave.“Nuk e besoj, janë çështje procedurale dhe mendoj që ajo ka përfunduar tashmë. Edhe afati i rregullt ka qenë, kush ka pasur ambicie ka mundur të kandidojë… Unë e preferoj të presim të përfundojë konventa edhe pastaj edhe formalisht besoj që gjithçka do të shkoj në rregull”, ka theksuar ai.Në konventë do të marrin pjesë 794 delegatë. Kjo është konventa e dhjetë me radhë e partisë, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.