Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, deklaroi sot për media se PDK nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë.
Këto deklarata të deputetit Zyba po cilësohen si të papranueshme nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka deklaruar se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është mashtrim nga LVV.
“Vet fakti që sot Lëvizja Vetëvendosje e ka detyruar një deputet anonim që të flas për mocionin e mosbesimit, që dorën n’zemër as vetë nuk e marrin seriozisht në partinë e tyre, tregon shumë për seriozitetin e kësaj partie politike. Partia Demokratike e Kosovës është treguar e hapur, e sinqertë dhe mbi gjitha, shumë e drejtpërdrejt. Mocioni për rrëzimin e qeverisë është një mashtrim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse, këta nuk e kanë seriozisht as rrëzimin e qeverisë, e as bashkëpunimin opozitar për të zgjidhur problemet e qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, pro rrëzimit të qeverisë janë deklaruar edhe Aleanca Kosova e Re dhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. /Reporteri.net/.