×
  • Lajme
  • Lajme / Përfundon numërimi

    PDK fiton 74.62 % të votave në Drenas, rritet mbi 11% krahasuar me 2021 – VV e dyta, bie për 8.22%

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 17:28

    Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e parë në Drenas, bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    PDK ka marrë 74.62 përqind apo 19 mijë e 14 vota, ku krahasuar me vitin 2021, kjo parti është rritur për 11.67 përqind. E dyta renditet Lëvizja Vetëvendosje me 17.20 përqind, ku krahasuar me 2021 ka rënë për 8.22 përqind, shkruan Reporteri.net.

    E treta renditet LDK’ja me 3.05 përqind, pasuar nga AAK me 2.85 përqind.

    Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!