×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    PDK i quan fushatë përndjekjeje aksionet e Speciales, kërkon që të ndalen

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 13:06

    Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka shprehur shqetësimin e këtij subjekti politik lidhur me aksionet e fundit të Dhomave të Specializuara.

    Ai i ka quajtur ndalimet e fundit si fushatë e përndjekjes nga Gjykata Speciale dhe ka kërkuar që ato të ndalen.

    “shqetësuese bastisjet dhe ndalimet e ish-zyrtarëve shtetërorë dhe të partisë, Sami Lushtaku Sylejman Selimi e Hajredin Kuçi. Kjo fushatë e përndjekjes shpërfaq dështimin e DhSK-së për të argumentuar me pretendimet e tyre në akuza, gjatë seancave gjyqësore”, është shprehur Gruda.

    “PDK kërkon që të ndalet kjo fushatë e përndjekjes dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit të cilin ua ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

    Ndryshe, Gjykata Speciale është aktivizuar këtë javë ku kreu bastisje në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi, kontaktoi ish-zëvendës kryeministrin Hajredin Kuçi dhe ia konfiskoi telefonin ish-komandantin të UÇK-së, Sami Lushtaku.

    Specialja në aksion këtë javë, bastisti shtëpinë e Sylejman Selimit, ia mori telefonin Sami Lushtakut dhe e kontaktoi Hajredin Kuçin

    Gruda: Qeveria miratoj projektligjin për Zyrtarët Publikë në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!