×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    “PDK-ja duhet të jetë në opozitë së paku edhe një mandat”, Çitaku i përgjigjet Kurtit: Dëshira tua, qytetarët kanë folur

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 11:50

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të tentativës së nëntëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti duhet të reflektojë dhe të ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar në mënyrë që të ecet tutje me konstituimin e Kuvendit.

    “Nga këtu, meqenëse po e kemi të pamundur të flasim nga foltorja e Kuvendit, i bëjmë thirrje Kurtit të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën në mënyrë që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më parë. PDK ka qenë shumë e përgjegjshme dhe konstruktive gjatë kësaj periudhe dhe do të përpiqemi të bëjmë çdo gjë për zhbllokimin e Kuvendit”, tha Çitaku para gazetarëve.

    Çitaku foli edhe për deklaratën e mbrëmshme të Kurtit, i cili tha se PDK duhet që edhe së paku një mandat të jetë në opozitë.

    “Dëshirë” të Kurtit e quajti deputetja e PDK-së këtë deklaratë, teksa tha shkurt se qytetarët kanë folur dhe realiteti është ndryshe.

    “Nuk ka shumicë parlamentare. I bëjmë ftesë të reflektojë, të ndërrojë kandidatin dhe të ecim tutje. Nuk i komentoj dëshirat e deputetit Kurti. Realiteti është ndryshe, qytetarët kanë folur dhe është koha të ecim tutje”, tha Çitaku./Reporteri.net/

    Kurti godet PDK’në: Duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat, mezi e nxorëm pas 20 vjetësh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!