×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja e çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në: Cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 10:09

    Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Këshillin Prokurorial.

    Shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë se ky ligj, cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në Republikën e Kosovës.

    “Së bashku me përfaqësuesin ligjor të PDK-së, avokatin Faton Fetahu, dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Këshillin Prokurorial, një projektligj i cili cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë, një projektligj i cili tashmë është shndërruar në ligj, por ende nuk ka hyrë në fuqi, i cili shtrin ndikimin e politikës në Këshillin Prokurorial në Republikën e Kosovës, pra që prej themelimit të institucioneve në Kosovë, asnjë herë s’kemi pasur një tendencë kaq të qartë me kap një sistem prokuroria të tërin siç ka ndodhur me miratimin e fundit të ligjit nga mazhoranca, ligjin për Këshillin Prokurorial”, tha Tahiri.

    “Konsiderojmë që ky ligj bie ndesh me 6 nene të Kushtetutës së Kosovës. Besojmë që argumentimet që i ka sjell PDK-ja pikërisht në draftin që kemi dorëzuar, është një bazë e mjaftueshëm për ta nxjerr në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë. Në mes të dy leximeve nuk janë marr parasysh në tërësi edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ky është një argument shtesë që ky ligj është në kundërshtim me Republikën e Kosovës”, tha ndër të tjera Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!