×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, nesër për Qeverinë Kurti 4

    Reporteri
    14 Shtator 2026 | 9:16

    Partia Demokratike e Kosovës e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu kanë deponuar lënd në Gjykatën Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit, kurse nesër do ta dërgojnë për formimin e Qeverisë Kurti IV.

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se përveç konstituimit të Kuvendit, të cilin e kanë kontestuar sot në Gjykatën Kushtetuese, nesër do të dorëzojnë kërkesë edhe për kontestimin e zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës.

    “Prandaj ne sot, përveç konstituimit të Kuvendit që e kontestuam, nesër do të dorëzojmë një kërkesë tjetër, ku do të kontestojmë zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, tha Gruda.

    Ai tha se nuk mund të vazhdohet me zgjedhjen e organeve shtetërore, përderisa, sipas tij, ekzistojnë dilema të mëdha kushtetuese dhe për legjitimitetin e tyre.

    Kurse, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se besojnë që para vendimit Gjykata Kushtetuese të vendos masë të përkohshme.

    “Sapo e dërguam në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së për konstatimin e tyre rreth konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit, mënyrës së zgjedhjes së nënkryetarëve, ndryshimit të procedurës së votimit të nënkryetarëve”, tha Tahiri.

    “Është imediate që fillimisht të vendoset masa në mënyrë që të mos prodhohen dëme e situata më të rënda në kuptimin juridik e institucional sepse edhe Qeveria që është zgjedhur dje nga Kuvendi i cili nuk është realisht i konstituuar dhe nuk ka ligjshmëri, mund të vazhdojë të marrë vendime të jashtëligjshme”, ka theksuar Tahiri.

    Ai ka thënë se edhe për secilin vendim që do të merret ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së. Kjo parti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës me arsyetimin se janë shkelur ligjet e Kushtetuta.

    Qeveria Kurti 4 u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Në votim morën pjesë 70 deputetë, ndërsa 62 prej tyre votuan pro kabinetit të ri qeveritar. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!