×
  • Lajme
  • Lajme / Konferencë

    PDK-ja fton seancë të jashtëzakonshme për faljen e borxheve të ambalazhuesve dhe bisedat e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 15:24

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se të mërkurën do mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për dy tema, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Në një konferencë të thirrur për media, Tahiri ka bërë të ditur se PDK-ja dhe deputetët opozitarë kanë grumbulluar 40 nënshkrime për të diskutuar për “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe për “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”, referuar kështu bisedave të rrjedhura në media mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

    Nesër kemi ftuar seancën e radhës, seancë e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar edhe një komision hetimor në të cilën nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çështjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, kjo nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Dëmi që është shkaktuar është 11 milionë euro. Çështje tjetër e rëndësishme është çështja e përgjimeve në sektorin e energjisë elektrike. Dejona, e udhëheq sektorin energjetik të vendit tonë. Kush është Dejona që duhet me udhëheq KEK-un? Kompania publike qarkullon 150 milionë euro në vit, kush është Dejona për me udhëheq? Ajo na përcakton edhe kohën kur duhet me pas reduktime të energjisë elektrike”, ka thënë Tahiri para mediave.

    Kujtojmë se seancë të jashtëzakonshme ka pasur edhe të premten për bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe të hënën për problemin me ushqimin e FSK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!