Vetëvendosje si zgjidhjen e vetme e sheh mocionin për rrëzimin e qeverisë, për çka ka kërkuar edhe përkrahjen e PDK-së dhe AAK-së.
Por Kujtim Gashi nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se tendenca e VV për rrëzim të qeverisë nuk është serioze.
“Ne bashkë me VV nuk i kemi 61 vota, dhe aktualisht ne nuk kemi bashkëpunim me VV, në momentin që PDK i ka 61 vota në tavolinë mirëpret iniciativat ë tilla. Kjo qeveri është e dëmshme, po aq sa ka qenë e dëmshme qeveria Kurti”, tha ai sot në RTK.
Sipas tij qeveria që ishte para Hotit, nën udhëheqjen e Kurtit ka qënë shumë e dëmshme dhe i ka bërë shumë dëm Kosovës.
Ndryshe, Vetëvendosje sot me anë të një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e AAK-së dhe PDK-së në mbledhjen e votave për rrëzimin e qeverisë.
Nga VV, kanë thënë se kësaj partie i duhen edhe nëntë nënshkrime që mocioni të procedohet në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.