×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja kërcënon VV-në me protesta

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 19:50

    Zyrtari i PDK-së, Bekim Haxhiu Kamishi ka reaguar pas debatit se ku duhet të ndërtohet stadiumi kombëtar i Kosovës.


    Haxhiu përmes Facebook-ut ka thënë se përpjekja e LDK-së dhe VV-së për të zhvendosur lokacionin e stadiumit kombëtar është shpërfaqje e mospajtimeve që kanë mes vete.

    Haxhiu i ka quajtur jugonostalgjike përpjekjet e LDK-së dhe VV-së për të izoluar Drenicën.

    “Nxitja e debateve për këtë cështje vë në pah shpërfaqjen e jugo-nostaligjekëve që ende pa e marrë pushtetin, pa i ndarë detyrat e prioritetet që ua kanë premtuar qytetarëve, u sulën në aksion për diferencim të çdo gjëje drenicase dhe izlouese ndaj Drenicës”, ka shkruar Haxhiu.

    Zyrtari i PDK-së ka thënë se tendenca për zhvendosjen e ndërtimit të stadiumit kombëtar të Kosovës do të shkaktojë protesta kundër vendimit të VV-së dhe LDK-së.

    “Tentativa me zhvendos Stadiumin Nacional do të shkaktoj protesta te qytetarët dhe për pasojë do të ketë prolongim të projektit. Ky ndoshta është edhe qëllimi I tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!