×
  • Lajme
  • Lajme / Tjetërsimi i pronave

    PDK-ja kërkon përgjigjen e ministrisë së Liburn Aliut për tjetërsimin e pronës komunale te Stacioni i Autobusëve

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 17:36

    PDK-ja ka kërkuar përgjigje nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që drejtohet nga Liburn Aliu në lidhje me ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

    Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri ka thënë se e mërkura ka qenë dita e fundit kur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të duhej të kthente përgjigje për ligjshmërinë e Planit Rregullues që tjetërsoi mbi 15 hektarë të pronës komunale në tokë për ndërtim në Prishtinë.

    “Meqë ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare, si grup i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prishtinë i dërguam pyetje ministrisë për të na treguar për ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal. Shpresojmë që të marrim përgjigjen sa me shpejtë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shqyrtimin e ligjshmerisë ashtu siç e përcakton edhe Ligji”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Ne do të kërkojmë llogari nga të gjitha institucionet deri në fund për vendimin që tjetërsoi pronën komunale te Stacioni i Autobuseve, ku nga zona për shërbime publike 15 hektarë tokë i ktheu për ndërtime të larta për ndërtues privat”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!