×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja kërkon vendim urgjent për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 14:24

    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar urgjentisht që Qeveria e Kosovës të merr vendim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave.


    Deputeti nga radhët e kësaj partie, Bekim Haxhiu, ka thënë se ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.

    “Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen e pagave sipas kërkesave të infermirëve. Poashtu ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka deklaruar Haxhiu.

    Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve të tjerë shëndetësorë me qëllim të përballjes me pandeminë.

    “Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve shëndetësor me qëllim të përballjes me pandeminë”, ka thënë Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!