×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Afatet kushtetuese

    PDK-ja mblidhet sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

    Reporteri
    12 Gusht 2026 | 9:55

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të jetë sot në orën 11:00 në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

    PDK-ja një ditë më parë i është drejtuar me kërkesë zyrtare Avni Deharit, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, që ta thërrasë vazhdimin e seancës.

    Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese. Megjithatë, tejkalimi i këtij afati, sipas PDK-së, nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit. Përkundrazi, obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme.

    Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve.

    Pavarësisht nëse kryesuesi Dehari e përmbush apo jo obligimin e tij për thirrjen e seancës, Grupi Parlamentar i PDK-së ka paralajmëruar se do të jetë sot në orën 11:00, i pranishëm në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kur përmbushet edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës sipas rregullores.

    PDK ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!