×
  • Lajme
  • Lajme / Arrestimi për fajde

    PDK-ja në Lipjan kërkon që Imri Ahmeti dhe LDK-ja të distancohen nga njerëzit që kryejnë akte kriminale

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 18:47

    Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka reaguar pas rastit të fundit ku babë e bir, Skënder Tasholli dhe djali i tij Albion Tasholli janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi po dyshohet se shtynë drejt vetëvrasjes biznesmenin, Bashkim Salihun. I njëjti po dyshohet se vrau vetën nga problemet me fajdexhinj.

    Reagimi i PDK-së erdhi pasi Skender Tasholli është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ai ishte arrestuar edhe më parë nga Policia e Kosovës.

    Në reagimin e tyre thuhet se rastet kriminale dyshohet se vazhdojnë të jenë të përfshirë njerëzit e afërt me Kryetarin Imri Ahmeti dhe partisë që ai udhëheq në Lipjan.

    “Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, shprehë shqetësim për prezencën e rasteve të ndodhura kriminale të cilat janë në rritje në komunën tonë.Në këto raste kriminale dyshohet se vazhdojnë të jenë të përfshirë njerëzit e afërt me Kryetarin Imri Ahmeti dhe njëherit njerëz të cilët ishin apo janë edhe pjesë e strukturave të partisë që udhëheq komunën e Lipjanit”.

    @reporterimedia Ngjarja tronditëse në Lipjan: Dy të arrestuarit për fajde dyshohet se e shtynë në vetëvrasje 37-vjeçarin #Lipjan #kosovatiktok🇽🇰🇦🇱❤️ #kosove #lajmifundit #lajmeshqip #lajmetefundit #foruyou #fyppppppppppppppppppppppp ♬ original sound – Reporteri.net

    Tutje, PDK ka kërkuar që të trajtohen me profesionalizëm këto raste. Gjithashtu i kanë kërkuar edhe Imri Ahmetit dhe strukturat e LDK-së në Lipjan që të distancohen nga njerëzit e dhunshëm dhe qe kryejnë akte kriminale e të cilët ishin apo janë pjesë e strukturave të tyre.

    Me këtë rast PDK në Lipjan kërkon nga organet kompetente të sigurise dhe të drejtësisë që me profesionalizëm të trajtojnë këto raste kriminale dhe secilit ti japin dënimin e merituar. Gjithashtu PDK në Lipjan kërkon nga Kryetari Ahmeti dhe strukturat e LDK-së në Lipjan që të distancohen nga njerëzit e dhunshëm dhe qe kryejnë akte kriminale e të cilët ishin apo janë pjesë e strukturave të tyre.

    Më herlt, Albiona Tasholli, asambliste e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Lipjanit, ka reaguar pas arrestimit të babait dhe vëllait të saj, Skender dhe Albion Tasholli, të cilët po dyshohen për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.

    Në reagimin e bërë në Facebook, Albiona Tasholli shprehet e bindur se babai dhe vëllai i saj janë të pafajshëm në këtë rast.

    “Edhe pse situata e fundit është shqetësuese, unë jam PLOTËSISHT E BINDUR NË PAFAJSINË E PRINDIT DHE VËLLAUT TIM. Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit.
    E vërteta, pa dyshim që do të dalë në dritë. “Ndërkohë që përjetoj presion psikologjik nga mediat me akuza të rreme, betohem se do të vijë dita kur do të ballafaqohem edhe me ju para organeve të drejtësisë!” Gjithsesi, mendoj që nuk duhet të flitet fjala e fundit e para! Sqarimi im i fundit për këtë rast! Po jemi të pafajshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!