Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në një mbledhje të mbajtur sot ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.
Sipas njoftimit, këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë”, thuhet në njoftim.
PDK-ja nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar është me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli.
Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të akuzës nga Gjykata Speciale. Ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së që nga atëherë është Enver Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.