×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kërkon një kandidat konsensual: Zgjedhja e Osmanit presidente, e rrezikshme për Kosovën

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 15:24

    Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se kjo parti nuk do të ndërrojë qëndrim për çështjen e presidentes.


    Hoxhaj e ka quajtur Osmanin figurë përçarëse, derisa ka thënë se janë për një kandidat konsensual për postin e presidentit.

    Ai madje është shprehur se ardhja e Osmanit  në krye të Presidencës do ta vendosë Kosovën në një pozicion shumë të rrezikshëm ku pushteti do të koncentohej në duart e një partie, shkruan Reporteri.net.

    “PDK e mbështet procesin e konstituimit të institucioneve të reja, por ne si PDK kemi disa arsye pse nuk e mbështesim kandidaturën e Osmanit për presidente. Ajo nuk ka qenë një figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse. Ajo është një kandidate partiake, jo konsensuale. VV sikurse para zgjedhjeve edhe pas tyre nuk kërkon konsensus me partitë politike. Së dyti ajo është treguar e njëanshme sa ka përfaqësuar institucionin e presidencës, nuk ka qenë mbipartiake, por është e para që ka përdorë zyrën për të krijuar një parti politike.

    Presidenti i Kosovës duhet të jetë i pavarur partiakisht. Për më shumë ajo nuk është institucionaliste, por më shumë është populiste. Osmani është po ashtu politikisht e ndikueshme dhe jo stabile, dhe disa herë në karrierën e saj politike është dëshmuar një gjë e tillë. Kandidatura e saj është më shumë në logjikën e shantazhit.  Zgjedhja e saj si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion shumë të rrezikshëm ku pushteti do të koncentohej në duart e një partie, zotit Kurti”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!