×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeveria e paaftë dhe e papërgatitur”, PDK kërkon të shpallet gjendje emergjente e furnizimit me energji

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 17:24

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një konference për media lidhur me gjendjen e krijuar të energjisë në vend.

    Anëtari i kryesisë së PDK-së Blerand Stavilevci ka thënë se Qeveria Kurti e ka lënë Kosovën të papërgatitur për t’u përballuar me pasoja të krizës energjetike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Stavilevci shtoi se kjo gjendje e krijuar po bën që qytetarët të vuajnë pasojat dhe sipas tij kjo po krijon pasiguri të madhe te të gjithë.

    “Paralajmërimi ynë se kjo krizë, e Qeveria jo që nuk ka bërë ndonjë veprim konkret, aq shumë e ka neglizhuar situatën sa çdo ditë po e shohim duke kolapsuar një pjesë e sistemit siç ndodhi sot edhe me ngrohtoren e qytetit”, tha Stavilevci në një konferencë për media.

    Ai shtoi se Qeveria ka marë veprime të dëmshme në fushën e energjisë.

    “Jo vetëm që është treguar e pa aftë dhe e papërgjegjshme, por edhe ka ndërrmar veprime të dëmshme në fushën e energjisë, me dështimin e refuzimin dhe bllokimin e projekteve strategjike të cilat do të zgjidhnin një herë e përgjithmonë çështjen e sigurisë së furnizimit”, shtoi ai.

    Stacilevci tha se PDK-ja fton Qeverinë e Kosovës të tregohet e përgjegjshme dhe të angazhohet menjëherë në koordinim me aktorët e tjerë të sektorit të energjisë.

    Tutje Stavileci propozoi në emër të PDK-së disa masa.

    “Të shpallet gjendje emergjente e furnizimit me energji, sipas Ligjit për Energji, neni 25.-Të vendoset çmimi tavan për tregun e brendshëm dhe devijimet nga ky çmim të subvencionohen nga qeveria. -T’i kthejë në konsumatorë të rregulluar të gjithë ata të cilët janë në tregun e lirë, me qëllim që të bëhet socializimi i kostos së tyre të importit të energjisë për periudhën sa kjo krizë do të jetë prezente. T’i hiqet tantiema në qymyr KEK-ut dhe proporcionalisht të ulet çmimi i shitjës së kësaj Korporate me qëllim që ky përfitim të bartet tek konsumatori final. Të trajtohet me prioritet debllokimi i linjave të transmetimit me Serbinë (të cilat janë bllokuar nga dhjetori i vitit të kaluar) në mënyrë që të evitohen kostot e larta të transmisionit, si dhe të lehtësohet tregtimi me energji”, tha Stavilevci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!