Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga partia në pushtet që ta tërheqë projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit për zgjedhje.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nbledhja e kryesisë së Kuvendit sot u ftua me agjendë të qartë dhe ishte e njëjtë me situatën e mbrëmshme, shkruan Reporteri.net.
“Kjo mbledhje sot u ftua pa një agjendë të qartë dhe ishte e njëjtë me situatën e mbrëmbshit ku u tentua të kontabandohej ligji për zgjedhje. Ne kërkojmë nga kjo mazhotrancë e papërgjegjshme, ata më së paku e kanë mendjen te qeverisja, dhe kjo ishte qëllimi i thirrjes që kësaj mbledhje e që do të pasojë me tentimin për zgjedhjen e presidentit”.
Tahiri ka thënë se po shihet qartë se partia në pushtet nuk i ka votat për presidentit, derisa ka kërkuar që të tërhiqen dy kandidaturat dhe që të gjendet një figurë unifikuese për postin e presidentit.
“Kjo mazhorancë po tenton që çdo ditë me e mbytë demokracinë. Ne i kërkuam edhe sot që t’i tërheqin këto dy kandidatura dhe të gjejnë një figurë që përfaqëson unitet. Por ky vullnet nuk ekziston, nëse shkojmë në zgjedhje faturën do ta paguajë Albin Kurti që po dezerton nga përgjegjësia e tij më e madhe shtetërore”, u shpreh Tahiri. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.