×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Këto masakra na përkujtojnë se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 18:14

    Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shoqëruar nga Grupi Parlamentar dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, sot bënë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër, për të nderuar viktimat e gjenocidit serb në këto fshatra, të cilët u vranë mizorisht 22 vite më parë.


    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga ky subjekt politik.

    “Me dhembje të madhe i kujtojmë 54 anëtarët e familjeve Muqolli e Elshani, që u maskaruan dhe u dogjën nga dora e armikut, dhe 24 civilë të tjerë të rënë në Çikatovë në 17 prillin e vitit 1999.

    Këto masakra, kjo sakrificë na e përkujton se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës.
    Lavdi e përjetshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!