Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një konferencë të jashtëzakonshme të kësaj partie ka thirrur në interpelancë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të raportojë për vendimin e marrë sot nga ekzekutivi lidhur me përgjegjësinë që do të marrë KOSTT për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm në katër komunat veriore me shumicë serbe.
Shala e ka quajtur skandaloz vendimin e sotëm të qeverisë që KOSTT të ndajë mjete për shfrytëzimin e rrymës nga serbët në veri edhe për gjashtë muaj.
Ai këtë vendim e quajti një veprim të paligjshëm dhe në dëm të shtetit.
“Kjo konferencë po mbahet për vendimet e sotme skandaloze të Qeverisë. Ne bashkërisht të gjejmë një zgjidhje kreative që nuk po gjen mbështetje për ndalimin e këtyre veprimeve kriminale në Veri. Qeveria Kurti 1 dhe 2 po ndajnë rreth 21 milionë për pjesën e strukturave veriore për dy vjet. Ne si PDK kemi ngritur zërin edhe sot duke kërkuar që këto veprime të paligjshme në dëm të shtetit të ndërprehen dhe veprimtaria ilegale në strukturat veriore të ndërpriten dhe si parti kemi përpiluar një kërkesë për thirrje në interpelancë në Kuvend nga ministrja e Ekonomisë”, ka thënë Shala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.