×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK mohon akuzat në lidhje me grafitet fyese për deputeten Adelina Grainca

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 7:33

    Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar akuzat në lidhje me grafitet fyese për ish deputeten nga kjo parti, Adelina Grainca.


    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi tha se PDK nuk e sulmon dikë në shtëpi e familje për motive politike.

    “Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk e ka ulur vetën në këtë nivel duke e sulmuar dikë në shtëpi e në familje për motive politike”, tha Bytyçi.

    Ai më tej u shpreh se për këtë arsye ky sulm është i papranueshëm edhe për PDK-në.

    “Ne ftojmë Policinë e Kosovës që të hetojnë këtë rast duke ju sugjeruar që intervistimet t’i fillojnë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që siç duket kjo parti vetëm pas disa ore i kanë ‘identifikuar’ autorët!”, tha zëdhënësi i PDK-së.

    Ndryshe, mbrëmë në muret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca, persona të panjohur kanë shkruar grafite me mesazhe fyese për familjen e deputetes.

    “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM” kjo është përmbajtja e disa grafiteve të shkruara në murin rrethues të oborrit të familjes së deputetes Grainca nga Ferizaj.

    Adelina Grainca në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte zgjedhur deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Por, e njëjta ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 4 prill ku ka votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente dhe njëkohësisht kishte bërë të ditur se ka braktisur PDK-në dhe i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Lulzim Grainca, biznesmen dhe xhaxhai i Adelinës, ka deklaruar sonte se sapo të nxjerr video-incizimet e kamerave të sigurisë do të tregojë kush është autori i grafiteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!