×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në darkë pas Konventës: Shokët na mungojnë por nuk presin nga ne të ligemi

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 20:58

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas Konventës së jashtëzakonshme që ka mbajtur sot Partia Demokratike e Kosovës me anë të së cilës e zgjodhi Memli Krasniqin si kryetar, është takuar me tashmë kryetarin e kësaj partie dhe figura të tjera të rëndësishme duke thënë se kjo ditë ishte e rëndë por e domosdoshme për ecjen përpara për PDK-në.


    Tutje, Lladrovci shkruan se “shokët na mungojnë por ata nuk presin nga ne të ligemi”, duke asocuar në ish-presidentin Hashim Thaç dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

    “Energjia e PDK-së, është e njohur për secilin që merret seriozisht me vlerat, kontributin dhe synimet e partive politike në vend, për kontributin e personaliteteve të saj gjatë shekullit të shkuar për çlirim dhe këto 22 vjet për shtetin dhe kombin”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

    Lladrovci thotë se i pret punë e madhe dhe rikthim i fuqishëm në zgjedhjet lokale, ku sipas tij, duke i konfirmuar kauzat e lidhura ngushtë me interesin qytetarë të Kosovës.

    “Këtë mund ta arrijmë vetëm të bashkuar, ashtu sikur ishim sot në Konventë. Suksese Memli. Faleminderit prof. Enver. Na priftë e mbara”, është shprehur Lladrovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!