Partia Demokratike e Kosovës në Drenas e ka propozuar sërish Ramiz Lladrovcin si kandidat për kryetar komune.
Për këtë ka njoftuar vetë Lladrovci, teksa ka shtuar se pret nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, miratimin e këtij propozimi të Degës.
“Falënderoj Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas, për miratimin e propozimit për kandidaturën time për kryetar të komunës për zgjedhjet e 12 Tetorit. Votat për kandidaturën time ishin 42 për, një kundër dhe një abstenim. Pres nga Kryetari i PDK-së, miratimin e këtij propozimi të Degës e cila nuk njeh humbje nga çlirimi e këndej”, shkroi ai.
Lladrovci është shprehur i bindur në fitore.
“Drenasi, dje bastion i UÇK-së dhe sot bastion i PDK-së, është i pathyeshëm në rrugën dhe vizionin e heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit. Komuna e Drenasit është gjashtë herë kampion i qeverisjes së mirë në nivel nacional, sepse i ka edhe qytetarët më të mirë, degën e PDK-së me organizimin më të mirë, prandaj, mezi pres të vazhdojmë”.
“Besimi që mu dha është jo vetëm detyrë por edhe obligim në shërbim të qytetarëve të komunës së Drenasit”, shkroi tutje Lladrovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.