Derisa po prisnin Projektligjin për Trustin, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se sot në Kuvend nuk ka votim për Projektligjin për Trustin.
Menjëherë pas ndërprerjes së seancës, Abelard Tahiri ka dalë në konferencë për media, i shoqëruar nga deputeti Bekim Haxhiu, i cili edhe ka iniciuar tërheqjen e Trustit, transmeton Reporteri.net.
Tahiri tha se shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë dhe se u bë në mënyrë arbitrare.
“Edhe sot në mënyrë arbitrare dhe të paprecedentë është ndërpre seanca kur ishim tek pika për Trustin”.
Kurse, deputeti Bekim Haxhiu tha se, nëse seanca do të vazhdonte, votat do të ishin pro Projektligjit. Sipas tij, kjo shtyerje e seancës për votim për Trustin po ndodh nga Qeveria për të rritur presionin e deputetëve që të votojnë kundër kërkesës së qytetarëve për këtë Projektligj.
“Besoj që edhe votat do të ishin pro-projekt ligjit”, tha deputeti Bekim Haxhiu në këtë konferencë.
“Kjo shtyrje e vazhdueshme po ndodhë nga qeveria për të rritur presionin e deputetëve për të votuar kundër kërkeses së qytetarëve për tërheqjen e Trustit”, shtoi ai.
Ndërsa kryeparlamentari Konjufca ka paralajmëruar se seanca e ndërprerë sot do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.