Kreut të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku fare nuk i kanë bërë përshtypje kritikat që i mori dje pas ndarjes së ndihmave me logo të partisë.
Ai u kritikua ashpër nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, duke e quajtur të dhimbshme dhe jo njerëzore veprimin e Lushtakut, ndërsa kritika adresuan edhe shoqëria civile, por jo vetëm.
Përkundër këtyre, Lushtaku sot ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore e higjienike nëpër fshatrat e Skenderajt, shkruan Reporteri.net.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se aksioni ka vazhduar në Llaushë, Tushilë, Aqarevë, Rakinicë, Kopiliq, Vojnikë, Turiqec, Runik, Qubrel, Kosterrc, Leqinë Syriganë, Klinë të Epërme dhe do të shtrihet në të gjithë fshatrat e komunës.
Postimi i plotë:
Dega e PDK-së në Skenderaj edhe sot ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore e higjienike nëpër fshatrat e Skenderajt. Aksioni ka vazhduar në Llaushë, Tushilë, Aqarevë, Rakinicë, Kopiliq, Vojnikë, Turiqec, Runik, Qubrel, Kosterrc, Leqinë Syriganë, Klinë të Epërme dhe do të shtrihet në të gjithë fshatrat e komunës sonë.
Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë aksion për të ju gjendur afër qytetarëve që kanë nevojë. Këtë sfidë do ta kalojmë së bashku duke ju qëndruar afër me aq sa kemi mundësi. Ditëve të ardhshme këto familje do të përfitojnë edhe miell.
https://www.facebook.com/SamiLushtaku/posts/1625666637582132?__xts__%5B0%5D=68.ARByOcNeN3ieXLz82_EvpybY57sCtVuEQDPQQ81vXTSepQeY-LmznWDTA5RKL0VAo0ROV9BN_WsbPE_z4MZLDRO-an4Vj3Lfc70cK1nEiqxSMKZbqi4Ou2CZrJjuZHLt6Ug7nil4uZz8bDFm-MfqVnQrUBvIyCk4ZZHT-oY1906JXvud6q5316_-8x76HzcnE9uqmrBa3ksuRGJG9AQICYqckMMUIA-3NBsE10W92V56ESJJx_nLhAY2GUu-h8PLilw3oKYJS6fnLiCSEqx4qBqJfNC1lF9cx56E2UaKDB0Nr4I5QyGOqcCgt-JYMtChcVn23IoS150WJgeeTNnRNv0Cyg&__tn__=-R