×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Osmani me urdhër të Kurtit goditi pavarësinë e KQZ-së, të reagojnë Ambasadat

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 17:54

    Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka reaguar për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.


    Blerta Deliu, deputete e kësaj partie në një konferencë për media ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka shkelur Kushtetutën me shkarkimin e Dakës.

    Ajo ka kërkuar nga Ambasadat e shteteve të huaja që janë në Kosovë të reagojnë për shkarkimin e Dakës.

    “PDK fton të gjitha ambasadat e vendeve të QUINT-t të reagojnë urgjentisht për cenimin e institucioneve të pavarura kushtetuese në Kosovë, përndryshe mosreagimi i tyre konfirmon kapjen e këtyre institucioneve të pavarura”, tha Deliu-Kodra, shkruan Reporteri.net.

    Deliu-Kodra më tej tha se sot presidentja Osmani me urdhra politik të Kurit dhe VV-së e goditi pavarësinë e KQZ-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!