Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka paralajmëruar se PDK shumë shpejt do ta formojë kabinetin e “Qeverisë në hije”, ngjashëm me praktikën e para 16 vjetëve kur e kishin formuar qeverinë në hije që udhëhiqej nga atëherë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.
Çitaku ka deklaruar se me kabinetin e qeverisë në hije, PDK do të ofrojë alternativa për problemet.
“Përmes këtij Kabineti PDK nuk do të jetë vetëm kritikuese për Qeverinë aktuale, por do të ofrojë edhe alternativa si zgjidhje të qëndrueshme për probleme të ndryshme”, u shpreh ajo.
Ish-ambasadorja Çitaku deklaroi se PDK i jep mbështetje qeverisë në përmbylljen e dialogut me Serbinë dhe kërkoi poashtu që pozita dhe opozita të jenë bashkë kur është në pyetje politika e jashtme e Kosovës.
Pas zgjedhjeve të vitit 2004, PDK-ja kishte mbetur në opozitë ndërkaq LDK dhe AAK kishin arritur koalicion.
Në qershor të vitit 2005, PDK -ja kishte formuar Kabinetin e Qeverisjes së Mirë e njohur edhe si qeveria në hije.
Kabineti përbëhej nga 14 departamente prej të cilave dy drejtoheshin nga shoqëria civile, ndërsa të tjerat nga Partia Demokratike e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.