×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK për reciprocitetin: Kur Veseli e propozoi Kurti e LDK ishin kundër

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 15:39

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e tij të dytë në postin e kryeministrit ka bërë prononcimin e parë për media, nga ku ka thënë se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet.


    Kurti ndër të tjera ka thënë se kjo qeveri me zotimet për reciprocitet ndaj Serbisë në zëvendësim me taksën, është votuar nga 60 për qind e qytetarëve, duke aluduar kështu se edhe qytetarët kanë qenë pro parimit të reciprocitetit.

    Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi në një prononcim për Reporterin ka thënë se kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli kishte propozuar një plan të detajuar sa i përket taksës, ku kjo tarifë do të suspendohej për një periudhë të caktuar, në këmbim të reciprocitetit të plotë në mes të Kosovës e Serbisë, plan ky që Bytyqi thotë se në atë kohë ishte kundërshtuar nga Vetëvendosje e LDK, kurse tani nën presionin ndërkombëtar të dy partitë shprehen të gatshme për largimin e taksës.

    “Sa i përket taksës z. Veseli e kishte propozuar një plan të detajuar. Ku taksa do te suspendohej për një periudhë te caktuar ne këmbim të reciprocitetit te plotë në mes Kosovës dhe Serbisë. Në atë kohë VV dhe LDK e kishin kundërshtuar, tani nën presionin ndërkombëtar siç po duket ata janë të gatshëm qe ta largojnë taksën, për t’i hapur rrugën dialogut me Serbinë. Për të theksuar se kushti ynë i vetëm ne atë kohe për të suspenduar taksën ishte reciprociteti”, ka thënë Bytyqi për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!