Muzafer Shala, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka thënë se për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë fëmijët janë në shtëpi dhe shkollat janë të mbyllura dhe nuk ka ndonjë plan konkret.
Ai në një konferencë për media ka thënë se tash e gjashtë muaj Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë hap konkret për të punuar për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Kemi humbur një vit shkollor për nxënësit e Kosovës dhe tani po rrezikojmë ta humbim edhe një tjetër. Institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë kanë rekomanduar që vaksinimi të fillojë të bëhet edhe për fëmijët mbi 12 vjeç por ministria nuk ka marrë asnjë hap që të bëhet një gjë e tillë. Ende nuk ka përfunduar as vaksinimi i të gjithë mësimdhënësve. Çka nëse virusi shpërndahet në masë të madhe te fëmijët cili është plani i Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, cili është plani alternativ sepse deri sot asnjë prind nuk është i informuar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nxënësit nuk duhet të humbin edhe më shumë se edhe ashti janë dëmtuar shumë vitin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.