×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK propozon Memli Krasniqin për nënkryetar Kuvendi, Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 13:44

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.


    Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, PDK ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit, ka njoftuar PDK.

    Seanca konstituive e Kuvendit mbahet në ora 15:00, por pasi VV e LDK nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës nuk pritet të konstituohet Kuvendit, përveçse të bëhet betimi i deputetëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!