Partia Demokratike e Kosovës, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehur mirënjohje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave në vend.
Nga kjo parti është thënë edhe se rënia e Kosovës në vendin e 99-të sa i përket Indeksit Botëror të Lirisë, është për keqardhje.
‘‘Kjo rënie nuk është faj i gazetarëve, por pasojë e drejtpërdrejtë e një ambienti represiv, të frikës dhe shantazhit që kjo qeveri ka krijuar për mediat dhe profesionistët e informacionit’’, thuhet në reagimin e PDK-së.
PDK, po ashtu ka thënë se pushteti aktual i VV-së, ka zgjedhur të sulmojë gazetarët, etikojë ata, t’i injorojë pyetjet legjitime dhe të favorizojë propagandën mbi transparencën, në vend të mbështetjes së gazetarisë së lirë.
Postimi:
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit shprehim mirënjohje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave në Kosovë, të cilët vazhdojnë të raportojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, përkundër sulmeve dhe linçimeve nga pushteti.
Është për keqardhje rënia e Kosovës në vendin e 99-të sa i përket Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit.
Kjo rënie nuk është faj i gazetarëve, por pasojë e drejtpërdrejtë e një ambienti represiv, të frikës dhe shantazhit që kjo qeveri ka krijuar për mediat dhe profesionistët e informacionit.
Në vend të mbështetjes së gazetarisë së lirë, pushteti aktual ka zgjedhur të sulmojë gazetarët, t’i etikojë ata, t’i injorojë pyetjet legjitime dhe të favorizojë propagandën mbi transparencën.
Ky regres është aktakuzë politike dhe morale për Qeverinë e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm përkrah gazetarëve dhe mediave – sepse fjala e lirë është themel i çdo shoqërie demokratike.