×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Qeveria Hoti të jap dorëheqje, do ta votonim edhe mocionin e VV-së

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 12:10

    Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë pasi qeveria Hoti nuk po i ka votat për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike duhet të dorëhiqet.


    Ai tha para deputetëve se nëse Vetëvendosje e dërgon në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti atëherë do t’i ketë dhe 24 votat e PDK-së.

    Ai kërkoi që të votohet një Projektligj i PDK-së, që ka pothuajse qëllimin e njëjtë me atë për rimëkëmbje ekonomike.

    “Është një ligj që e ka qëllimin po thuajse të njëjtë me Projektligjin paraprak që nuk kalon që gjashtë seanca me radhë. Unë po i lus deputetët me përkrah këtë Projektligj, me kalu lexim të parë. Ato që janë të tejkaluara me i largu, ato që i ka Projektligji tjetër e nuk i ka ky me i shtu, e diçka që është e re me qenë pjesë e ligjit mes dy leximeve. Në të kundërtën nëse ku ka vota qeveria, publikisht e ftoi Qeverinë e Kosovës të jap dorëheqje sepse është shndërruar në pengesë për adresimin e çështjeve, sfidave dhe nevojave që ka vendi”, tha ai.

    Ai tha se nëse VV mbledh 40 vota dhe e sjell mocionin në Kuvend, atëherë partia e tij do t’i japë 24 votat e saj.

    “T’i bëjnë 40 vota edhe kryetarja e Kuvendit nëse është tu shpreh pakënaqësi t’i bashkëngjitet mocionit. Të sillet në Kuvend dhe në momentin kur bëhen 40 vota dhe krijohen kushtet me u hedhë në votim mocioni, PDK do të jep 24 vota për dhe krijohen kushtet që vendi të shkojë zgjedhje”, ka deklaruar Hamza.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!