Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria Hoti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë. Sipas tyre, kjo Qeveri duhet të shkojë në “shtëpi”.
Përmes një konference për media, deputeti i kësaj partie, Kujtim Gashi, deklaroi se në Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mashtruar qytetarët në zgjedhjet e fundit me parulla boshe. Sipas tij, të dy partitë e kanë mbytur shpresën e qytetarëve.
“Ne jemi para një kolapsi dhe kaosi shëndetësor dhe ekonomik., me mungesë të sigurisë dhe frikë se çka do të ndodhë nesër. PDK nuk ofroi vetëm propozimin e gatshëm të pakos ekonomike, por edhe 24 votat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Kjo pako parashihte masa konkrete për të gjitha kategoritë që sot janë harruar”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka shtuar se ndikimi i VV-së dhe LDK-së sot nuk duket askund, duke mos u siguruar qytetarëve ndihma dhe shtesa.
Gashi ka thënë se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, nuk ka pasur qasje serioze dhe nuk është ulur ta diskutojë menaxhimin e pandemisë.