×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, mësim se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 12:32

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti është një mësim për të gjithë se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen.


    Bytyçi thotë se shoqëritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar.

    “Mos-hajnia ndaj shtetit fillon këtu, po ashtu edhe llogaridhënia politike. Qytetarët që i paguajnë taksat nuk e tolerojnë mashtrimin edhe hajninë nga politikanët”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

    Ndryshe, aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit nga kursimet pensionale është duke vazhduar, ndërsa deri tani kanë aplikuar mbi 230 mijë qytetarë.

    Aplikimi është i hapur deri më datën 6 prill 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!