×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK thotë se ideja për qarkullim pa pagesë me Trafik Urban ishte e tyre

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 11:12

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, thotë se ideja për Trafikun Urban pa pagesë në Prishtinë është dhënë nga partia e tij.


    “Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Asambleja Komunale, tash trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë. Një hap i rëndësishëm ky që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook.

    Tutje ai shprehet se me politika të mira ndreqet kryeqyteti.

    “Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim. #BashkëeNdreqim”, ka përfunduar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!